Ndërlidhjet

Turkmenistani ndal aeroplanin çek


Ministria e Mbrojtjes e Çekisë tha sot se autoritetet e Turkmenistanit e detyruan një aeroplan ushtarak çek që fluturonte për Afganistan që të kthehet në Pragë, pasi nuk i dhanë leje për të kaluar nëpër territorin e këtij vendi.

Ministria tha se do të kërkojë sqarime rreth këtij rasti.

Në vitin 2006, aeroplanët çekë që ktheheshin nga Afganistani ishin bllokuar gjithë natën në një aeroport lokal nga autoritetet e Turkmenistanit.
XS
SM
MD
LG