Kandidati presidencial i demokratëve amerikanë, Barack Obama ka arritur në Afganistan. Kjo është ndalesa e parë e Obamës, i cili ka filluar një turne ndërkombëtar, që përfshin disa vende në Lindjen e Mesme dhe në Evropë.
Senatori i shtetit të Ilinoisit ka folur shpesh për nevojën që të rritet ndihma amerikane për Afganistanin në kohën kur janë shtuar rastet e dhunës nga talibanët.
Obama, së fundi ka deklaruar për NYT se SHBA-të duhet të dërgojnë deri në 10 mijë ushtarë shtesë në Afganistan dhe të ulin numrin e trupave në Irak.
Rreth 70 mijë ushtarë ndërkombëtarë, shumica dërrmuese e të cilëve janë amerikanë, gjenden në Afganistan për të ndihmuar qeverinë e presidentit Hamid Karzai të kluftojë kryengritësit.