Ndërlidhjet

Irak: Brown kundër afateve për tërheqje


Kryeministri britanik Gordon Brown ka arritur në Bagdad për bisedime me homologun e tij irakian Nuri al Maliki.

Brown po takohet dhe me përfaqësues të tjerë të jetës politike në Irak me të cilët do diskutojë përpjekjet për rindërtimin e vendit.

Brown tha se synon të zvogëlojë numrin e trupave britanike në Irak, por ka refuzuar të caktojë "afate kohore artificiale për tërheqjen". Nga tetori Londra zyrtare e ka çuar numrin e ushtarëve në Irak nga 5000 në 4 mijë. Plani për ta çuar numrin e trupave në 2500 është nadlur për momentin për shkak të operacioneve të qeevrisë irakaine kundër militantëve.

Kjo është vizita e tretë për Brown në Irak që nga viti i kaluar, kohë kur morri postin e kryeministrit.
XS
SM
MD
LG