Ndërlidhjet

Irak: Keqkuptim rreth planeve të Obamës


Qeveria irakiane tha se kryeministri Nuri al Maliki është keqkuptuar rreth deklaratave të tij ku mirëpriste planet e kandidatit presidencial amerikan Barck Obama për tërheqjen e trupave nga Iraku brenda 16 muajsh nga zgjedhja e tij.

Zëdhënësi Ali al Dabbagh tha se komentet e al Malikit për revistën gjermane "Der Spiegel" nuk janë përkthyer saktë.

Sipas tij, deklaratat e kryeministrit apo ndonjë anëtari tjetër të qeverisë nuk duhet të shihen si mbështetje për asnjërin nga kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG