Ndërlidhjet

Bagdad: Obama u takua me kryeminsitrin al-Maliki


Kandidati demokrat për president amerikan, Barack Obama, është takuar me kryeministrin e Irakut, Nuri al-Maliki. Ja se si e vlerësoi senatori Obama, këtë takim:

- Ne patëm një diskutim shumë konstruktiv, tha shkurt Barack Obama.

Gjatë këtij takimi është biseduar për vazhdimësinë e pranisë së trupave të Shteteve të Bashkuara në Irak. Pritet që zoti Obama gjatë qëndrimit të tij në Bagdad, të takohet edhe me komandantin e ushtrisë amerikane në Irak, gjeneralin David Petraeus.

Më herët Barack Obama ka thënë se nëse zgjedhet president, do të kërkoj tërheqjen e trupave luftarake amerikane nga Iraku brenda 16 mujash.

Zëdhënësi i qeverisë së Irakut, Ali al-Dabbagh, tha se qeveria shpreson se trupat luftarake do të tërhiqen nga Iraku gjatë vitit 2010.

Kandidati demokrat për president, dje vizitoi Afganistanin, ndërsa gjatë turneut të tij ai do të qëndroj edhe në Jordani, Izrael, Gjermani, Francë dhe Britani.

Ky turne i tij po bëhet në periudhën e kritikave nga Partia Republikane rivale se zotit Obama i mungon përvoja në politikën e jashtme.
XS
SM
MD
LG