Ndërlidhjet

Hugo Chavez viziton Rusinë


Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez po qëndron në Rusi, në vizitën që pritet të fokusohet në blerjen e armëve dhe forcimin e lidhjeve me Kremlinin.

Chavez do të takohet me presidentin e Rusisë Dmitry Medvedev dhe kryeministrin Vladimir Putin.

Mediat ruse e citojnë Chavezin të ketë thënë se Rusia dhe Venezuela duhet të bëhen aleate strategjike në bashkëpunimin ushtarak dhe në prodhimin e naftës.

Chavez do të vizitojë edhe Bellorusinë, Portugalinë dhe Spanjën.






XS
SM
MD
LG