Ndërlidhjet

Barroso, Solana për arrestimin e Karaxhiqit


Bashkimi Evropian mirëpriti arrestimin e Radovan Karaxhiqit.

Kryetari i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso u tha sot ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel se arrestimi provon "përkushtimin e qeverisë së re të Serbisë për të arritur bashkëpunimin e plotë me Tribunalin e Hagës" dhe arrestimi është shumë i rëndësishëm për aspiratat evropiane të Serbisë.

Shefi i politikës së Jashtme të BE-së Havier Solana e cilësoi arrestimin "ditë të mirë për drejtësinë në Ballkan". Por, Solana bëri thirrje për më shumë përpjekje në arrestimin e Ratko Mlladiqit.
XS
SM
MD
LG