Ndërlidhjet

Fried: Të merret përsëri kontrolli në veri të Kosovës


Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që bashkësia ndërkombëtare përsëri ta marrë kontrollin ndaj veriut të Kosovës, i banuar me popullatë shumicë serbe, tha zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Daiel Fried.

"Veriu i Kosovës është tash hapësirë pa ligj dhe duhet të ketë prani në veri", i tha ai AFP-së në Bruksel, ku po bisedon me zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.

"Ne nuk mund të lejojmë që situata në Kosovë të dalë jashtë kontrollit. Gjërat do të fillojnë të përkeqësohen. Ne nuk mund të presim", tha mëtutje Daniel Fried.

Sipas tij, "rikonfigurimi" i misionit të OKB-së në Kosovë, "duhet të ndodhë", për të krijuar kushte për vendosjen e misionit të Bashkimit Evropian, në të cilin kanë rol edhe Shtetet e Bashkuara.

"Situata duhet të kthehet në normalitet të qëndrueshëm" tha zoti Fried duke theksuar se bashkësia ndërkombëtare duhet të "ndërmarrë hapa të kujdesshëm për zgjidhje" të kësaj çështjeje.
XS
SM
MD
LG