Ndërlidhjet

Diplomatët: Arrestimi i Karaxhiqit është inkurajues për OKB-në dhe BE-në


Diplomatë perëndimorë në OKB kanë vlerësuar se arrestimi i ish liderit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, është inkurajues si për Kombet e Bashkuara ashtu edhe për Bashkimin Evropoan.

Ata, poashtu, shfaqën shpresën se së shpejti do të arrestohet edhe ish komandanti ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

Ambasadori amerikan, Zalmay Khalilzad, tha se Radovan Karaxhiq "ishte përgjegjës për disa nga krimet më mizore të kryera në Evropë, prej përfundimit tëLuftës së Dytë Botërore".

Duke folur në emër të Bashkimit Evropioan, ambasadori francez në OKB, Jean-Maurice Ripert, tha se arrestimi i të akuzuarit Karaxhiq, është "provë shumë e rëndësishme e përkushtimit të qeverisë së re të Serbisë për të kontribuuar për paqe dhe stabilitet në Ballkan".
XS
SM
MD
LG