Ndërlidhjet

Rice takon homologun nga Koreja Veriore


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice u takua me shefin e diplomacisë së Koresë Veriore, për të parën herë në katër vitet e fundit të karakterizuara nga mosmarrëveshjet rreth programeve bërthamore të Penjanit.

Rice dhe Pak Ui Chun u takuan në Singapur me zyrtarët e vendeve të tjera të përfshira në bisedimet për çarmatosjen e Koresë Veriore.

Ministri i Jashtëm i Kinës Yang Jiechi e cilësoi takimin të rëndësishëm dhe tha se tregon vullnetin për të shtyrë përpara procesin e çarmatosjes.
XS
SM
MD
LG