Ndërlidhjet

Beograd: Zannier takoi qeveritarët serbë


Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier diskutoi sot me zyrtarët qeveritarë në Beograd rreth procesit të rikonfigurimit të pranisë civile ndërkombëtare në Kosovë, njoftuan mediat serbe.

Ministria e Jashtme e Serbisë njoftoi se Zannier ka thënë se qëllimi kryesor i UNMIK-ut është ruajtja e paqes dhe stabilitetit, ndërsa misioni i OKB-së do të punojë në bazë të neutralitetit të plotë statusor dhe vetëm në kuadër të mandatit sipas rezolutës 1244.

Ai u takua në Beograd me Ministrin e Jashtëm të Serbisë Vuk Jeremiq dhe ministrin serb për Kosovën Goran Bogdanoviq.

"Ministrat serbë edhe një herë kanë shprehur pakënaqësinë për shkak të vendimit të njëanshëm të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki moon që të fillojë procesin e rikonfigurimit pa vendim të Këshillit të Sigurimit", cituan mediat serbe njoftimin e Ministrisë së jashtme të Serbisë.
XS
SM
MD
LG