Ndërlidhjet

Iran: Ndalohet gazeta "Hamshahri"


Autoritetet iraniane ndaluan publikimin e njërës nga gazetat më të njohura në vend, me arsyetimin se po provon të dëmtojë ekonominë.

Edicioni i mbrëmjes i gazetës "Hamshahri" u ndalua sepse, sipas autoriteteve, "kishte publikuar të dhëna të pa sakta që kishin për qëllim të shkaktonin çrregullime në ekonominë e vendit".

Presidenti Mahmud Ahmadinejad është kritikuar vazhdimisht për politikat e tij ekonomike, sidomos për qasjen ndaj inflacionit.
XS
SM
MD
LG