Ndërlidhjet

Beograd: Avokati i Karaxhiqit thotë se ai do t'i dorëzohet Hagës javën e ardhshme


Avokati Svetozar Vujaçiq sot nuk ka dashur ta konfirmoj se a ka paraqitur ankesë në vendimin për dorëzimin e ish liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, në Gjykatën e Hagës, e cila e akuzon atë për kirme të luftës.

"Për këtë ankesë, sipas kërkesës së zotit Kraxhiq, nuk mund të them asgjë", u tha avokati Vujaçiq gazetarëve.

Megjithatë, avokati tha se i akuzuari Karaxhiq në Hagë do të dërgohet të mërkurën ose të enjten.

Afati për paraqitjen e ankesës kundër dorëzimit të Radovan Karaxhiqit në Hagë ishte deri mbrëmë në mesnatë.
XS
SM
MD
LG