Ndërlidhjet

SHBA: Bisedime direkte për Abkazinë


I dërguari amerikan në Gjeorgji tha se Uashingtoni dëshiron që Tbilisi dhe zyrtarët nga rajoni separatist i Abkazisë të zhvillojnë takime të drejtpërdrejta për zgjidhjen e tensioneve në rajon.

Asistenti i zëvendës-sekretarit amerikan të Shtetit Matheu Bryza i bëri komentet pas takimeve në Sukumi me zyrtarët e qeverisë që kërkon ndarjen nga Gjeorgjia.

Tensionet në rajonin e Detit të Zi janë ngritur që kur Rusia paralajmëroi forcimin e lidhjeve me Abkazinë dhe Osetinë Jugore.


XS
SM
MD
LG