Ndërlidhjet

Cvetkoviç: Priten më shumë arrestime


Kryeministri serb Mirko Cvetkoviç tha se arrestimi i Karaxhiqit dëshmon vullnetin e Beogradit për të pranuar detyrimet ndërkombëtare dhe se do të mund të pasohet nga arrestime të tjera.

Cvetkoviç tha para mediave në Salzburg të Austrisë se Beogradi nuk pret shpërblim për arrestimin e Karaxhiqit, por megjithatë shpreson se do të operacionalizohet pakti i Stabilizim Asocimit Serbi-BE.

Bashkimi Evropian ka theksuar se duhet të arrestohen dhe të kërkuarit e tjerë nga Haga përpara se të vihet në jetë pakti tashmë i nënshkruar.
XS
SM
MD
LG