Ndërlidhjet

15 të vrarë, 154 të plagosur në Stamboll


Të paktën 15 persona u vranë dhe 154 u plagosën nga shpërthimi i dy bombave, mbrëmë vonë, në Stamboll.

Nuk dihet ende se kush qëndron pas sulmeve, por governatori i Stambollit Muammer Guler tha se "nuk ka dyshim se bëhet fjalë për akte terroriste".

Ai hodhi poshtë spekulimet se përgjegjës mund të jenë kryengritësit e Partisë së jashtëligjshme Punëtore Kurde, duke thënë se është ende herët për të emëruar fajtorët.

Sulmet e njëpasnjëshme ndodhën vetëm disa orë para se Gjykata kryesore në Turqi duhet të vendos nëse do të nxjerr jashtë ligjit partinë në pushtet.

Partia për Zhvillim dhe Drejtësi e kryeministrit Recep Erdogan akuzohet se po shkel parimet e kundërlaicizmit të përcaktuara me kushtetutën e Turqisë.

XS
SM
MD
LG