Ndërlidhjet

Franca mirëpret ekstradimin e Karaxhiqit


Franca si kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian tha se "ekstradimi i Radovan Karaxhiqit në Hagë është etapë e rëndësishme në procesin e pajtimit në Ballkanin Perëndimor dhe afrimin e Serbisë me Evropën".

Në komunikatën e lëshuar në Bruksel, kryesuesja e radhës e BE-së i bëri thirrje "Serbisë që të vazhdojë këtë rrugë dhe të dorëzojë edhe dy të akuzuarit e tjerë të Tribunalit".

Ish lideri i serbëve të Bosnjes, akuzohet për gjenocid gjatë luftës në Bosnje. Ai është ekstraduar sot në mëngjes në Hagë.
XS
SM
MD
LG