Ndërlidhjet

Zannier takon Bogdanoviqin


Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Goran Bogdanoviq, ëshët pritur sot nga shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier.

Sipas agjencive të lajmeve, Bogdanoviq ka thënë se tema të bisedës me shefin e UNMIK-ut ishin çështjet në interes të komunitetit serb, sidomos çështjet e drejtësisë dhe policisë.

"U morëm vesh që ky dialog të vazhdojë javën e ardhshme dhe përfaqësuesit e drejtësisë dhe policisë së UNMIK-ut të bisedojnë me përfaqësuesit e gjykatësve dhe Shërbimit Policor nga veriu i Kosovës", citohet të ketë thënë Bogdanoviq.
Kjo ishte vizita e parë e Bogdanoviqit në Kosovë, prej se ka marrë postin e ministrit në Qeverinë e Serbisë. Ndërkohë, në Prishtinë institucionet e Kosovës këtë vizitë e kanë cilësuar si një spektakël të radhës që bënë Beogradi.
XS
SM
MD
LG