Ndërlidhjet

Kina akuzon SHBA në prag të LO


Kina akuzoi Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje në punët e brendshme, vetëm disa ditë para fillimit të Lojërave Olimpike.

Ministria e Jashtme dënoi takimet e kësaj jave të presidentit amerikan George Bush me aktivistët kinezë pro – demokracisë, duke thënë se "dërgojnë mesazh të gabuar tek forcat anti –kineze".

Presidenti Bush, sipas Shtëpisë së Bardhë, do të përcjell "mesazhin e lirisë" në Kinë, gjatë udhëtimit atje në fillim të Lojërave Olimpike, me 8 gusht.
XS
SM
MD
LG