Ndërlidhjet

Islamabadi konfirmon mosbesimin e SHBA-ve


Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit tha se Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar anëtarët e agjencisë pakistaneze të spiunazhit se po u japin informacione militantëve të lidhur me Al Kaidën.

Ahmed Mukhtar pranoi mosbesimin e amerikanëve në shërbimin sekret pakistanez (ISI). Ai tha se zyrtarët amerikanë mendojnë se kur qeveria e Pakistanit njoftohet me shënjestrat në zonat fisnore të kryengritësve, disa nga anëtarët e shërbimit ua japin këto informacione militantëve.

Mukhtar, i cili ka shoqëruar kryeministrin Yousaf Raza Gilani gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë, të hënën, tha se presidenti George Bush e ka pyetur Gilan-in se kush e kontrollon ISI-n.
XS
SM
MD
LG