Ndërlidhjet

Romë: Italia e ratifikoi Marrëveshjen e Lisbonës


Italia sot ka përfunduar ratifikimin e Marrëveshjes së Lisbonës të Bashkimit Evropian, përkundër faktit se muajin e kaluar, votuesit në Irlandë e refuzuan atë.

Dhoma e Ulët e Parlament tët Italisë unanimisht e miratoi këtë dokument. Kështu Italia është vendi i 24-të i BE-së që e ka ratifikuar marrëveshjen.

Meqë atë duhet ta ratifikojnë të 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, refuzimi i votuesve irlandezë ka shkaktuar dilema.

Por, vendet anëtare kanë vazhduar ratifikimim, megjithëse kundërshtarët e marrëveshjes së Lisbonës thonë se pasi një shtet e ka refuzuar atë, ajo është e pavlefshme.
XS
SM
MD
LG