Ndërlidhjet

Uashington: SHBA-të dhe Izraeli diskutuan për Iranin


Departamenti amerikan i shtetit thotë se zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kanë biseduar në Uashington në përpjekje për të bllokuar Iranin nga zhvillimi i armatimit bërthamor.

Në njoftim thuhet se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë "shqetësim të thellë" për programin atomik të Iranit dhe se të dy delegacionet kanë diskutuar për forcimin e përpjekjeve diplomatike dhe të masave financiare për parandalimin e Teheranit nga zhvillimi i armatimit bërthamor.

Irani i ka hedhur poshtë akuzat se në mënyrë sekrete po përpiqet të prodhoj armatim atomik dhe ka refuzuar thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve të tjera për ndaljen e pasurimit të uraniumit.
XS
SM
MD
LG