Ndërlidhjet

Pakistan: Të pastrohet shërbimi i zbulimit


Agjencia e zbulimit duhet të pastrohet nga elementët e mundshëm që simpatizojnë talibanët, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë pakistaneze.

Të njëjtat burime pohojnë se mund të ketë njerëz në shërbimet e zbulimit që veprojnë individualisht në kundërshtim me politikat zyrtare të këtij institucioni.

Deklaratat e zëdhënësit të qeverisë vijnë pas kritikave të Shteteve të Bashkuara dhe Indisë për përfshirjen e agjentëve pakistanezë në sulmin kundër ambasadës së Indisë në Kabul, ku humbën jetën mbi 50 njerëz.

XS
SM
MD
LG