Ndërlidhjet

17 marsi (Mitrovica) përçan Kombet e Bashkuara


Hetimi i organizatës botërore rreth ndërhyrjes së trupave të Kombeve të Bashkuara dhe të NATO-s në ndërtesën e gjyqit në Mitrovicë më 17 mars ka kritikuar përdorimin e forcës, njofton agjencia Rojter.

Ky është vlerësim i bërë në një raport të brendshëm të Kombeve të Bashkuara që në një brifing të mbyllur e ka prezantuar ndihmës sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate për operacione paqësore Edmond Malet.

Agjencia Rojter citon ambasadorin rus Vitali Çurkin t'u ketë thënë gazetarëve pas brifingut të mbrëmshëm se hetimi i Kombeve të Bashkuara ka konkluduar se përdorimi i atëhershëm i forcës kundër serbëve të Kosovës ishte "absolutisht i paarsyeshëm".

Por, diplomatët perendimor që ishin në këtë brifing kushtuar këtij hetimi ate e kanë cilësuar ndryshe.

Ata kanë konfirmuar se hetimi ka marrë qëndrim kritik për aksionin dhe se ishin injoruar këshillat nga selia e Kombeve të Bashkuara, por kanë shtuar se dëshmitë kanë treguar se trupat dhe policia kanë vepruar brenda mandatit të tyre.

Zëdhënësja e Kombeve të Bashkuara ka thënë se ky raport ende nuk është bërë publik dhe se nuk e di se kur do të lëshohet në qarkullim
XS
SM
MD
LG