Ndërlidhjet

Iran – Siri, takime të nivelit të lartë


Presidenti i Sirisë, Bashar al Assad do qëndrojë sot në Iran për të diskutuar programet bërthamore të Iranit dhe çështje me interes dypalësh.

Presidenti francez, Nicholas Sarkozy, disa javë më parë në Paris, ka kërkuar nga homologu i tij sirian që të bindë Iranin të tregojë prova se programet bërthamore kanë qëllime civile.

Irani dhe Siria kanë marrëdhënie të ngushta dhe shpesh janë akuzuar nga Shtetet e Bashkuara si mbështetëse të grupeve militante dhe terroriste në rajon.
XS
SM
MD
LG