Ndërlidhjet

OSBE kërkon paqe në Osetinë Jugore


OSBE dënoi luftimet e fundit ndërmjet Gjeorgjisë dhe rajonit separatist të Osetisë Jugore.

Finlanda, si kryesuese e radhës, tha se bashkësia ndërkombëtare po përcjell me "shqetësim" zhvillimet atje dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të ulin tensionet.

Tensionet ndërmjet qeverisë gjeorgjiane dhe rajoneve që kërkojnë shkëputjen: Osetisë Jugore dhe Abkazisë janë shtuar muajt e fundit, pasi liderët rusë thanë se do të forcojnë lidhjet me separatistët.
XS
SM
MD
LG