Ndërlidhjet

Luftime ndërmjet rivalëve palestinezë


Nëntë palestinezë u vranë dhe rreth 90 të tjerë u plagosën në luftimet ndërmjet fraksioneve rivale palestineze: Hamas dhe Fatah, në Rripin e Gazës.

Në mesin e të plagosurve janë edhe 12 fëmijë.

Izraeli tha se ka hapur kufijt me Gazën për të lejuar rreth 150 palestinezë të Fatahut që të transferohen në Bregun Perëndimor.

Luftimet shpërthyen pasi Hamasi, që kontrollon Gazën, provoi të arrestojë të dyshuarit për sulmin e 25 korrikut ku humbën jetën pesë aktivistë të kësaj lëvizjeje.

XS
SM
MD
LG