Ndërlidhjet

Ahmadinejad: Kriza të zgjidhet me mjete diplomatike


Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinejad, tha sot se diplomacia është e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza e vendit të tij me Perëndimin lidhur me programin bërthamor iranian.

Ai mëtutje tha se Irani është "serioz në bisedimet atomike" dhe shpreson se edhe "pala tjetër" do të jetë e tillë.

Këtë fundjavë skadoi një afat për Teheranin që të përgjigjej ndaj ofertës për stimulime të paraqitur nga gjashtë fuqitë botërore, në këmbim për gatishmërinë e Iranit, që ta ndalë procesin e pasurimit të uraniumit.

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se do të kërkojnë sanksione shtesë kundër Iranit nëse nuk e pranon këtë ofertë.
XS
SM
MD
LG