Ndërlidhjet

Kolombo: Synohet luftimi i terrorizmit dhe uria


Në samitin e liderëve të vendeve të Azisë Jugore, që përfundon sot në Sri-Lankë, pritet të miratohet një marrëveshje që synon forcimin e bashkëpunimit rajonal në luftimin e terrorizmit dhe të sigurisë së ushqimit.

Mbrëmë, gjatë punimeve të këtij samiti, India tha se Paksitani ka ofruar që të zhvilloj hetime lidhur me sulmin me bombë në ambasadën e Indisë në Kabul, muajin e kaluar, nga i cili u vranë më se 50 vetë.

Pakistani i është nënshtruar një presioni në rritje lidhur me pohimet se agjencia pakistaneze e spiunimit ishte e involvuar në sulmin me bombë në Kabul.
XS
SM
MD
LG