Ndërlidhjet

Vjenë: Incident në laboratorin bërthamor


Një sasi e vogël plutoniumi ka dalë nga një laborator i Agjencisë së Energjisë Bërthamore të Kombeve të Bashkuara. Agjencia njofton se ndotja nuk ka prekur ajrin dhe askush nuk është lënduar.

Në vitin 2007 drejtori i kësaj agjencie Mohamed El Baradei tha se aftësia e agjencisë për të ofruar analiza në kohë është vënë në pikëpyetje si pasojë e infrastrukturës laboratorike të vjetëruar.

Burimet zyrtare të agjencisë hodhën poshtë se incidenti i fundit lidhet me vjetërsinë e laboratorit.
XS
SM
MD
LG