Ndërlidhjet

Rusia akuzon Gjeorgjinë për forcë të tepruar


Rusia e ka akuzuar Gjeorgjinë për përdorim të tepruar të forcës në rajonin separatist të Osetisë Jugore.

Ministria e Jashtme ruse tha se kriza ndodhet pranë konfliktit ushtarak të "shkallës së gjerë". Ministria e paralajmëroi Tbilisin që të mos e përkeqësojë situatën pas përleshjeve të fundjavës në Osetinë Jugore, ku u vranë gjashtë njerëz.

Zyrtarët lokalë në Osetinë Jugore kanë evakuuar më shumë se 1 mijë fëmijë në Rusinë fqinje, nga frika për sigurinë e tyre.

Tbilisi e akuzon Rusinë se mbështet separatistët në Abkhazi dhe Osetinë Jugore. Moska i hedh poshtë akuzat por thotë se ka të drejtë legjitime të përdorë çdo mjet për të mbrojtur bashkëkombasit e vet.
XS
SM
MD
LG