Ndërlidhjet

Franca mori komandën e forcave në Kabul


Franca mori sot komandën e rreth 5.000 ushtarëve të koalicionit të udhëhequr nga NATO në Kabul dhe në rrethinat e tij.

Gjenerali francez Michel Stollsteiner tha se qëllimi kryesor i misionit është që brenda vitit të bart përgjegjësitë për rajonin e kryeqytetit tek forcat afgane të sigurisë.

Ai tha se fillimisht forcat afgane do të marrin përgjegjësitë për qendrën e Kabulit e pastaj do të shtrijnë fushën e veprimit edhe në pjesët tjera.
XS
SM
MD
LG