Ndërlidhjet

Grusht-shteti në Mauritani


Presidenti i Mauritanisë Sidi Abdallahi dhe kryeministri Yahya Uaghf janë arrestuar sot, raportohet nga ky vend afrikan.

Burimet e sigurisë dhe dëshmitarët thanë se radio dhe televizioni janë mbyllur pasi trupat ushtarake kanë parakaluar nëpër kryeqytetin Naukçut.

Ministria e Jashtme e Francës ndërkohë njoftoi se një grup i gjeneralëve e mban të burgosur kryeministrin, kurse televizioni Al Jazeera raportoi se kreu i gardës presidenciale ka marrë nën kontroll pallatin presidencial.

Vitin e kaluar në Mauritani u mbajtën zgjedhjet, dy vite pas grusht - shtetit. Votëbesimi i muajit të kaluar shkaktoi ndryshime në kabinetin qeveritar.
XS
SM
MD
LG