Ndërlidhjet

Paris: Dyshime rreth raportit për Ruandën


Ministria e Mbrojtjes e Francës tha se dyshon në "paanshmërinë" e komisionit, i cili akuzonte Francën për rol aktiv në gjenocidin e vitit 1994, në Ruandë, ku u vranë rreth 800 mijë veta.

Komisioni ishte krijuar nga qeveria e Ruandës për të hetuar vrasjet masive të minoritetit Tuci.

Raporti i publikuar dje thoshte se Franca ka ndihmuar trajnimin e milicisë së fisit Hutu dhe emëronte 33 zyrtarë politikë dhe ushtarakë francezë ndaj të cilëve do të duhej filluar ndjekjen penale.

XS
SM
MD
LG