Ndërlidhjet

Osetia refuzon bisedimet me Tbilisin


Lideri i rajonit separatist gjeorgjian, Osetisë Jugore, refuzoi planet për bisedime të drejtpërdrejta bilaterale me zyrtarët e Gjeorgjisë, derisa vazhdon dhuna në atë rajon.

Uduard Kokoity i tha agjencisë Interfax se pala që përfaqëson ai nuk do të marrë pjesë në bisedimet e paralajmëruara për nesër. Ai tha se pranon vetëm bisedime katër palëshe me negociatorët nga: Gjeorgjia, Rusia, Osetia Jugore dhe nga rajoni rus i Osetisë Veriore.

Bisedimet dypalëshe të njoftuara për nesër do të ishin të parat ndërmjet Tbilisit dhe rajonit që kërkon shkëputje në dhjetë vitet e fundit.

XS
SM
MD
LG