Ndërlidhjet

Oseti Jugore: Raporte për incidente të reja


Agjencitë ruse të lajmeve cituan zyrtarët në rajonin separatist të Osetisë Jugore të kenë thënë se 18 persona janë plagosur sot në sulmet artilerike të forcave gjeorgjiane.

Ndërkohë, Moska dërgoi sot në Tbilisi të dërguarin special i cili do të marrë pjesë në bisedimet ndërmjet Gjeorgjisë dhe zyrtarëve të Osetisë Jugore, në rast se ato do të mbahen, ashtu siç është paralajmëruar.

Përfaqësuesit e rajonit që kërkon shkëputje nga Gjeorgjia kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në bisedimet e drejtpërdrejta me Tbilisin.
XS
SM
MD
LG