Ndërlidhjet

Mauritani: Junta premton zgjedhje "të lira"


Junta ushtarake, që mori dje pushtetin në Mauritani, premtoi zgjedhje presidenciale "të lira dhe transparente".

Data e zgjedhjeve nuk u përmend në deklaratën e sotme të ushtarakëve.

Grusht shteti i djeshëm në këtë vend të Afrikës Perëndimore, është dënuar nga faktorët ndërkombëtar. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki moon bëri thirrje për rivendosje të menjëhershme të rendit kushtetues, ndërsa Liga Arabe dhe Bashkimi Evropian dënuan grusht shtetin.
XS
SM
MD
LG