Ndërlidhjet

Kinë: Berisha lobon për pavarësinë e Kosovës


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha bisedoi me zyrtarët kinezë rreth pavarësisë së Kosovës.

Në takimin me kreun e marrëdhënieve me jashtë në Komitetin Qëndror të Partisë Komuniste të Kinës, Wang Jiarui, kryeministri Berisha shprehu vlerësimin e lartë që do të kishte rishqyrtimi i pavarësisë së Kosovës nga ana e Kinës. Ai tha se tek Shqipëria, Kina ka një vend mik dhe me Kosovën e pavarur do ta ketë një vend tjetër mik.

Berisha do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike.
XS
SM
MD
LG