Ndërlidhjet

Bush: Rusia të ndërpresë bombardimet në Gjeorgji


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se është "thellësisht i shqetësuar" lidhur me situatën në Osetinë Jugore, dhe bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Gjatë një fjalimi në Pekin, Bush gjithashtu e përkujtoi Rusinë se Gjeorgjia është shtet sovran.

"Gjeorgjia është shtet sovran dhe integriteti territorial i saj duhet të respektohet. Ne kemi bërë thirrje për ndërprerje të menjëhershme të dhunës dhe qetësim të trupave. Ne bëjmë thirrje për dhënien fund të bombardimeve ruse dhe kthimin e palëve në status-quonë e 6 gushtit", tha presidenti amerikan.

Presidenti Bush gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë me partnerët e tyre për të ndërmarrë një ndërmjetësim ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG