Ndërlidhjet

Bush dhe Medvedev bisedojnë për Gjeorgjinë


Presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush kanë biseduar me telefon rreth situatës në Osetinë Jugore dhe në Gjeorgji.

Agjencitë ruse të lajmeve e cituan Medvedevin të ketë kritikuar "veprimet barbare" të Gjeorgjisë, të cilat kanë çuar në vdekjen e mijëra njerëzve dhe zhvendosjen e mijëra njerëzve refugjatëve në Osetinë Jugore.

Medvedev ka thënë se për qeverinë e Gjeorgjisë, rrugëdalja e vetme nga situata e tashme është që t'i tërheqë të gjitha forcat nga zonat e konfliktit, t'u kthehet bisedimeve paqësore dhe të nënshkruajë një traktat obligues, me të cilin do të zotohet se nuk do t'i rreket dhunës.
XS
SM
MD
LG