Ndërlidhjet

Vdiq poeti që pasqyroi vuajtjet palestineze


Në moshën 67 vjeç, vdiq poeti palestinez Mahmud Darwish.

Ai vdiq pas një ndërhyrjeje kirurgjike në zemër, para disa ditësh, në një spital në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas shpalli tri ditë zie për nder të tij.

Si njëri, ndër poetët më të njohur në botën arabe, ai ka shkruar rreth vuajtjeve të palestinezëve të shpërngulur pas themelimit të Izraelit më 1948. Darwish poashtu ishte i përkushtuar në krijimin e shtetit palestinez.

XS
SM
MD
LG