Ndërlidhjet

Kiev: Ukraina mund të mos lejoj kthimin e anijeve luftarake ruse


Ukraina tha se e rezervon të drejtën që përkohësisht të mos lejoj anijet luftarake ruse, që ishin dërguar në bregdetin e Gjeorgjisë, që të kthehen në bazën e tyre Sevastopol, në Ukrainë.

Në njoftimin e ministrisë së jashtme thuhet se Ukraina i tërheq vërejtjen palës ruse kundër mundësisë që anijet e Flotës së Detit të Zi të marrin pjesë në konfliktin lidhur me Osetinë Jugore.

Më herët nga Moska u raportua se anijet luftarake kishin arritur në Gjeorgji. Ato ishin dërguar për ta parandaluar furnizimin me armë për Gjeorgjinë ose për të marrë pjesë në "operacionin humanitar" të mundshëm.
XS
SM
MD
LG