Ndërlidhjet

Lideri Bagapsh ka shpallur "gjendje lufte"


Sergei Bagapsh, lider i rajonit separatist Abkhazia, në Gjeorgji, ka shpallur "gjendje të luftës" 10 ditëshe, në hapësirat afër territorit, që kontrollohet nga Gjeorgjia.

Agjencitë ruse të lajmeve, raportojnë se ky dekret për "gjendje të luftës" fuqizohet sot në mesnatë.

Më herët, Sergei Bagapsh, ka shpallur mobilizimin e plotë të forcave të tij dhe tha se po i dërgonte 1 mijë trupa në Kodori Gorge, pjesa veriore e së cilës është e vetmja hapësirë në Abkhazi, që mbetet nën kontrollin e Gjeorgjisë.

Qeveria e Gjeorgjisë thotë se 4 mijë trupa ruse kanë arritur në Akbhazi dhe se Moska po përgatiste "agresion të ri" në rajon. Forcat e armatosura të Rusisë kanë përgënjeshtruar se kanë plane të tilla.
XS
SM
MD
LG