Ndërlidhjet

Tbilisi: Ushtarët gjeorgjianë i kanë sprapsur sulmet


Ministria e Brendshme sot ka përgënjeshtruar njoftimet se ushtarët e Gjeorgjisë janë detyruar të tërhiqen në një kënd të një pjese të rajonit separatist, Abkhazi.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Shota Utiashvili, tha se ka pasur disa sulme në Kodori Gorge, që mbahet nën kontrollin e Gjeorgjisë, por të gjitha ato janë sprapsur.

Vëzhguesit e Kombeve të Bashkuara më herët kanë konfirmuar se Kodori i ishte nënshtruar bombardimit dhe se separatistët po i lëviznin trupat dhe armatimin e rëndë drejt Kodorit.
XS
SM
MD
LG