Ndërlidhjet

Iran: Solana bisedon me Xhalilin


Ndërmjetësuesi iranian Saed Xhalili dhe shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana kanë rënë dakord për vazhdimin në frymë konstruktive, të bisedimeve për programet bërthamore të Iranit. Lajmi bëhet i ditur nga mediat shtetërore iraniane.

Zyra e Solanës e pranoi faktin se shefi i diplomacisë evropiane ka biseduar në telefon me Xhalilin, por nuk pranoi të japë detaje.

Javën e kaluar BE-ja miratoi sanksione të reja kundër Iranit, pasi Teherani nuk respektoi afatin e caktuar nga gjashtë fuqitë e mëdha për t'i dhënë fund pasurimit të uraniumit.

Perëndimi dyshon se Irani synon të prodhojë armë bërthamore, çfarë hidhet poshtë nga Teherani.
XS
SM
MD
LG