Ndërlidhjet

Sakaashvili: Vendi është ndarë përgjysmë


Presidenti i Gjeorgjisë tha se vendi i tij është ndarë përgjysmë, me pushtimin e rrugës kryesore në afërsi të qytetit Gori.

Mikhael Sakaashvili tha në takimin e përfaqësuesve të sigurisë kombëtare se forcat ruse kanë arritur në rrugën qëndrore dhe kanë prerë lidhjet ndërmjet Gjeorgjisë perëndimore dhe lindore".

Raportet për pushtimin e Gorit dhe disa qyteteve tjera ndodhën pasi Rusia tha dje se nuk planifikon të hyjë në territorin e Gjeorgjisë.

Sakaashvili tha se Rusia ka dërguar 20.000 trupa dhe 500 tankse në Gjeorgji.



XS
SM
MD
LG