Ndërlidhjet

OKB: Rusia refuzon projektin perëndimor


Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara refuzoi projekt rezolutën e propozuar nga perëndimorë për zgjidhjen e konfliktit në Gjeorgji.

"Projektin francez e kam parë vetëm shkurt. Ai është përgatitur pa konsultime me ne dhe ka mangësi në disa çështje parimore. Nuk ka cilësim parimor për atë që ka ndodhur në Osetinë Jugore, referencë për agresionin e Gjeorgjisë etj" tha ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin.

Teksti i projekt rezolutës bazohet në planin tre pikësh që Franca ka ofruar për zgjidhjen e krizës.

Ndërkohë, ambasadori amerikan në OKB Zalmay Khalilzad tha se ka marrë garanci nga Churkin se Moska nuk planifikon rrëzimin e presidentit gjeorgjian Mikhael Sakaashvili.

Khalilzad tha se Churkin i ka deklaruar gjatë takimit të mbyllur të Këshillit të Sigurimit se "ky nuk është qëllim i federatës ruse".
XS
SM
MD
LG