Ndërlidhjet

Medvedev ndal aksionin ndaj Gjeorgjisë


Presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev tha se ka vendosur të ndal operacionin ushtarak rus kundër Gjeorgjisë.

"Kam vendosur të përfundojë operacionin për të shtyrë autoritetet e Gjeorgjisë drejtë paqes. Qëllimet e operacionit janë arritur. Siguria e forcave tona paqëruajtëse dhe popullatës civile është vendosur. Agresori është dënuar dhe ka pësuar dëme të konsiderueshme" tha Medvedev.

Por, presidenti rus tha se ka urdhëruar ushtrinë që të vetëmbrohet dhe të shtyp çfarëdo aksioni agresiv dhe rezistencë të armatosur nga forcat gjeorgjiane.



XS
SM
MD
LG