Shumica e vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura kanë zgjedhur heshtjen lidhur me ngjarjet dramatike që po zhvillohen në Kaukaz.
Matthew Clements është redaktor për Euro-azinë në grupin Jane's Information në Londër.
"Për shumicën e vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (CIS), Rusia është partneri kryesor strategjik, ndaj ato nuk kanë ndonjë interes në reduktimin e marrëdhënieve të tyre me Moskën. Në fakt, do të dilnin të dëmtuara nga kjo. Prandaj, është në interesin e tyre që të heshtin", thotë Clements.
Megjithatë, Kievi bën përjashtim.
Clements thotë se Ukraina është i vetmi vend i Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, i cili duket se ka mbajtur anë në konfliktin ruso-gjeorgjian. Ashtu si Gjeorgjia, edhe Ukraina përjetoi një transformim demokratik dhe ka politikë të jashtme pro-perëndimore.
Ukraina madje e dërgoi ministrin e Jashtëm, Volodomyr Ohryzko, në Gjeorgji, më 10 gusht.
Qeveria e Ukrainës dhe as Ohryzko nuk bënë deklarata të qarta për dënimin e Rusisë. Por, ky i fundit sinjalizoi se Ukraina është e pakënaqur që luftanijet ruse që e shfrytëzojnë portin e Ukrainës, po dërgohen për fushatë ushtarake në Kaukaz.
"Ne kemi informata të konfirmuara se luftanijet nga Flota e Detit të Zi u nisën nga Sevastopoli drejt territorit të Gjeorgjisë. Nëse kjo konfirmohet, do të duhet t'i rishikojmë kushtet për stacionimin e këtyre luftanijeve në territorin e Ukrainës", tha Ohryzko.
Disa analistë thonë se Ukraina ka çdo arsye të jetë e shqetësuar për krizën, sepse aksionet e Moskës në Osetinë e Jugut janë mësim jo vetëm për Tbilisin, por edhe për Kievin.
James Scherr është drejtor i programit euro-aziatik nga Instituti Mbretëror në Londër.
"Ukraina ishte në mendjen e Rusisë që nga fillimi i këtij episodi. Objektivat e Rusisë nuk janë të kufizuara vetëm në Osetinë e Jugut dhe jo vetëm në territorin e Gjeorgjisë. Qëllimi final është që të demonstrojë se kush është zoti i rajonit, cila është pala e vetme që mund të garantojë sigurinë dhe stabilitetin. Pra, të kuptojnë se ajo është Rusia, kurse lojtarët tjerë, veçanërisht NATO-ja, as që do të kenë dëshirën apo mundësinë për të bërë këtë", thotë Scherr.
Vendet tjera të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura po përballen me situatën e vështirë të formulimit të qëndrimit të tyre ndaj konfliktit ruso-gjeorgjian. Të gjitha ato ishin inkorporuar në Bashkimin Sovjetik apo Perandorinë Cariste pa asnjë pëlqim nga udhëheqësit e tyre, dhe shumica u gëzuan kur u bënë të pavarura në vitin 1991.
Megjithatë, si pjesë e trashëgimisë sovjetike, shumica e tyre kanë lidhje të ngushta me Moskën, për arsye të tregtisë apo sigurisë.
Por, Clements sheh edhe arsye tjetër.
"Gjatë viteve të fundit kur Putin ishte në pushtet, kemi parë rimëkëmbjen e Rusisë përmes rritjes ekonomike. Ata gjithashtu kanë shfaqur gatishmëri të ndërhyjnë edhe te ish-vendet sovjetike për t'i mbajtur brenda sferës së influencës ruse. Kjo vetëm edhe një herë e përforcon faktin se Rusia me të vërtetë do të jetë e përfshirë në konflikt të armatosur, me qëllim që ta ruajë ndikimin mbi rajon, të cilin e ndjen si pjesë e oborrit të saj", pohon Clements.