Ndërlidhjet

Shtyhet takimi NATO-Rusi


Është shtyrë takimi i paraparë për sot ndërmjet NATO-s dhe Rusisë. Zëdhënësja e aleancës, Carmen Romero tha se takimi "nuk do të mbahet sot" dhe se "nevoiten konsultime të mëtejme se kur" mund të caktohet takimi lidhur me krizën në Gjeorgji.

Ndërkohë, ministreja e Jashtme e Gjeorgjisë, Eka Tkelashvili i ka anuluar takimet e saj me ambasadorët e NATO-s në Bruksel, me qëllim që të mbetet në Gjeorgji.

Në vend të saj, ambasadorëve të NATO-s sot do t'u drejtohet i dërguari gjeorgjian në BE dhe Belgjikë, Salome Samadashvili.
XS
SM
MD
LG